Vendosni fjalën kyçe....

Kosova një hap larg anëtarësimit në KiE, Asambleja Parlamentare jep dritën jeshile


Asambleja Parlamentare i ka dhënë dritën jeshile Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Tashmë i mbetet ministrave që të vendosin për anëtarësimin ose jo të Kosovës plotësisht në këtë organizëm evropian.

Për këtë hap ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili e quan anëtarësimin një fitore të dmeokracisë sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë.

Nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut.

Faleminderit të gjithëve. Urime të gjithëve!”-shkruan Kurti.