Agjencia e Mbrojtjes Civile ka njoftuar për reshje të forta shiu në disa qarqe të vendit.
Në njoftim thuhet se reshjet të forta pritet të kenë qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës e Tiranë.
Reshjet e shiut vijnë pas një moti të nxehtë të pazakontë ditët e fundit që prekën vendin.
“Sasia e reshjeve pritet të jetë me intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Shkodrës. Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive”, thuhet në njoftimin e Mbrojtjes Civile.