Vendosni fjalën kyçe....

Meta sulmon sërish Dumanin: Ky ‘karafil’ kujton se mund të bëhet vrasës i pluralizmit


Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi sërish sot kryetarin e SPAK, Altin Dumani duke e cilësuar si ‘kushëririn e Nuredin Dumanit’ killerit me pagesë i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar vrasjet.

Nuredimi vërtet ka bërë vrasjet që ka pranuar vetë por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i  sukseshsëm i pluralizmit në vend. Gjë që kërkon ta arrijë përmes. McGonigalëve apo përmes kapjes së ndonjë laraske apo sufllaqegjiu nga Partia e Lirisë. Ka parë shumë Ilir Meta si ky kushëriri i Nuredinit”

A po kërcënon?

“Nuk kam bërë asnjë kërcënim. Jam për të mbrojtur pluralizmin politik… Unë njeri nuk kërcënoj. Por unë jam Ilir Meta o super budallenj, o supertarallakë. Të më dërgojë patronazhist e të më thotë ‘Ik se i ke punët keq’.”- u shpreh Meta.