Vendosni fjalën kyçe....

Task Force për anti-korrupsionin, Tabaku përfaqësuese e Shqipërisë në Bruksel


Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka përfaqësuar Shqipërinë në Bruksel, në task force për anti-korrupsionin.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është takuar me presidentin e Institutit Republikan Daniel Twining në një konferencë mbi luftën kundër korrupsionit në Bruksel. Deputetja e PD, njëkohësisht pjesë e task force të IRI kundër korrupsionit, e lajmëroi këtë takim në një postim të sajin në rrjetin social X (më parë Tëitter).

“Kënaqësi të jem përfaqësuese e Shqipërisë në @IRIglobal task force për anti-korrupsionin dhe të takohesha në Bruksel me presidentin e IRI @DCTwining dhe @mrpaulmccarthy për një bisedë të frytdhënëse mbi parimet demokratike, prioritetet e integrimit dhe mbështetjen e @IRIglobal” shprehet Tabaku.

Takimet e saj vijnë ndërsa ajo është fokusuar në një debat me qeverinë në lidhje me luftën kundër korrupsionit që duhet të ketë synim parandalimin e korrupsionit që është një nga problemet më të mëdha që ka vendi.