Vendosni fjalën kyçe....

Të dashurat e Inteligjencës Artificiale janë “pas dere”, gati biznesi miliarda dollarësh: Në fund të ditës ka rëndësi rehatia


Është vetëm çështje kohe përpara se dikush të ndërtojë aplikacionin e ardhshëm të takimeve që pritet të vlejë miliarda dollarë, që do bashkojë përdoruesit e jetës reale me të dashurat e krijuara nga inteligjenca artificiale, sipas një ekzekutivi të teknologjisë.

Greg Isenberg, kreu i “Late Checkout”, shkroi në X ku tregoi se takoi një burrë në Miami i cili ” pranoi se shpenzon 10,000 dollarë në muaj” për “të dashurat e prodhuara nga Inteligjenca Artificiale”.

“Mendova se po bënte shaka”, shkroi Isenberg.

“Por, ai është një djalë beqar 24 vjeçar dhe e pëlqen atë.”

Kur Isenberg e pyeti atë se çfarë i pëlqente në lidhje me të, burri nga Miami citohet të ketë thënë: “Disa njerëz luajnë video lojëra, unë luaj me të dashurat e AI”.

Isenberg tha se burri i kishte thënë: “Më pëlqen që mund të përdor shënime zanore tani me të dashurat e mia të AI”.

“Unë mund të personalizoj të dashurën time të AI,” i tha burri Isenberg.

“Pëlqime, mospëlqime etj. Është rehati në fund të ditës.”

Burri i Miamit deklaroi parapëlqëimin e tij për dy faqe interneti – Candy.ai dhe Kupid.ai.

Candy.ai e cilëson veten si “përvoja më e fundit e të dashurave AI” e cila ofron “shoqërues virtualë për biseda të thella dhe të personalizuara”.

Kupid.ai thotë se përdor algoritme të AI për të prodhuar karaktere virtuale dhe imagjinare – ose “shoqërues” – me të cilët mund të komunikohet përmes shënimeve zanore.

Isenberg tha se ai mbeti “pa fjalë” nga takimi dhe parashikoi se “dikush do ndërtojë llojin AI të Match Group dhe do fitojë 1 miliardë dollarë”.

Match Group është kompania mëmë e aplikacioneve të takimeve si Tinder, Match.com, Hinge, OkCupid dhe Plenty of Fish.

Faqet e internetit si Romance.AI ofrojnë partnerë virtualë të takimeve duke përdorur teknologji që mund të imitojnë ndërveprimet njerëzore në jetën reale.

Një aplikacion i tillë si Romantic AI “ju ndihmon të krijoni të dashurën e përsosur me të cilën ndani interesa dhe pikëpamje. Mund të flisni për gjithçka, të merrni mbështetje dhe të ndiheni të nevojshëm.”

Një aplikacion tjetër, Forever Companion, u ofron përdoruesve mundësinë për të biseduar me robotë bazuar në ndikuesit e njohur të mediave sociale.

Replika, softueri chatbot i AI, u ofron përdoruesve mundësinë për të krijuar të dashurin ose burrin e tyre për vetëm disa qindra dollarë.

Platformat si Nomi.ai dhe Soulmate madje inkurajojnë lojëra erotike.

Përdoruesit mund të personalizojnë avatarin e chatbot-it të AI dhe t’i japin atij tipare të personalitetit në varësi të faktit nëse duan një mik, mentor apo partner romantik.

Natyra e mesazheve mund të ngjajë me “sexting”, kështu që çdo bisedë erotike duhet të përfshijë udhëzime të qarta se çfarë do dëshironte përdoruesi të ndodhte.

Ndryshe nga Replika, që ka filtra për të ndaluar njerëzit që të përdorin gjuhën e hapur seksuale, Nomi.ai i lejon përdoruesit të përshtatin robotin e AI sipas parapëlqimeve të tyre duke vendosur se cilat veshje vesh avatari dhe sa të hapur janë ndaj aktivitetit seksual.

Përdoruesit kanë gjithashtu mundësinë për t’i bërë chatbot-et e tyre, të nënshtruar ose dominues.

Një sondazh i fundit nga Infobip zbuloi se gati 20% e amerikanëve kanë flirtuar me chat botet. Gati gjysma e tyre, 47.2%,  e bënë këtë për kureshtje ndërsa 23.9% thanë se ishin të vetmuar dhe kërkonin ndërveprim.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se 12.2% po kërkonin bisedë seksuale brenda një hapësire private.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Yahoo.com