Zbulohet një subjekt (firmë) në Yzberisht, ku falsifikoheshin dokumente, ndërsa në pranga janë vënë 3 persona. Në kuadër të operacionit “Vula” pas hekurave ranë Çlirim Bregu, Arben Rushiti dhe Fatos Shima.
Policia ka sekuestruar 37 vula të falsifikuara të institucioneve të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë, dokumente të paplotësuara (leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore dhe dëshmi të aftësive profesionale) dhe 210 shishe me verë të kontrabanduar.
NJOFTIMI I POLICISE
“Policia e Shtetit/Finalizohet si rezultat i një hetimi proaktiv, operacioni policor i koduar “Vula”. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Zbulohet një subjekt (firmë) në Yzberisht, ku falsifikoheshin dokumente. Gjithashtu, në këtë subjekt kishte mallra të kontrabanduara dhe punonjës të pasiguruar. Arrestohen në flagrancë 2 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale dhe 1 shtetas që u kap duke marrë një certifikatë pronësie false.
Sekuestrohen 37 vula të falsifikuara të institucioneve të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë, dokumente të paplotësuara (leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore dhe dëshmi të aftësive profesionale) dhe 210 shishe me verë të kontrabanduar. Si rezultat i hetimeve të thelluara, për goditjen e një rasti të falsifikimit të dokumenteve, në një subjekt privat (firmë), në Yzberisht, ku kryheshin dhe krime të tjera ekonomiko-financiare, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSh, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, finalizuan operacionin policor të koduar “Vula”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Ç. B., 53 vjeç, banues në Tiranë, bashkëpronar i firmës, i dënuar më parë ndër të tjera dhe për kontrabandë;
- R., 55 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i firmës;
- Sh., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit Ç. B. dhe A. R., nëpërmjet vulave false të institucioneve të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë, iu siguronin dokumente (leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore dhe dëshmi të aftësive profesionale) shtetasve të ndryshëm. Ndërkaq, shtetasi F. Sh. u kap në flagrancë duke marrë një certifikatë pronësie, të dyshuar të falsifikuar.
Në ambientet e subjektit privat u gjetën 210 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe u konstatua se ishin punësuar shtetas, pa u siguruar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”.