Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e gruas nga bashkëshorti në Kosovë, autori i dënuar për dhunë në familje


Hollësi të reja kanë dalë lidhur me vrasjen në Pejë ku bashkëshorti vrau gruan.

Sipas prokurorisë b “Menjëherë e kemi nxjerr të kaluarën kriminale. Kemi informata se i njëjti kishte edhe më herët një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2021”, ka thënë prokurori Ersan Qavolli.

Ndërkohë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thirrur një takim me ministrin e Brendshëm, Prokurorin e Përgjithshëm dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë. Ajo ka dënuar ngjarjen e rëndë duke theksuar se rastet e vrasjes së grave janë shtuar dhe duhen masa të menjëhershme e të forta kundër dukurisë.

“Në mëngjesin e sotëm edhe një grua u vra nga burri në Pejë, vetëm 4 ditë nga vrasja e një gruaje po ashtu nga burri në Ferizaj. Kjo është shumë e rëndë. Është tronditëse. Është dhimbje e madhe. Është e patolerueshme. Për këtë gjë sot kam ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjetër edhe mbledhjen e grupit ndërministror. Pavarësisht përkushtimit, masave të ndërmarra, fushatave të iniciuara me qëllim pikërisht barazinë gjinore, vrasjet ndaj grave po vazhdojnë. Shpeshherë dhunuesit janë bërë vrasës pikërisht për shkak të mosndëshkimit adekuat nga institucionet përkatëse. Vrasjet ndaj grave në Republikën e Kosovës janë bërë fenomen që tejkalon çdo shqetësim. Nuk mund të presim emancipimin e askujt derisa të bëhen të vetëdijshëm për barazinë mes burrit dhe gruas. Asnjë qytetar nuk është mbi dikë tjetër, askush nuk është pronë e askujt. Gruaja dhe burri janë të barabartë. Dhe si shtet nuk do të tolerojmë asnjë lloj dhune të burrit ndaj gruas”, shkruan Haxhiu.

Gjyljeta Ukella u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj mëngjesin e sotëm. Ai është ndaluar mënjeherë pas ngjarjes dhearma e krimit është sekuestruar. Kur ka ndodhur vrasja, çifti ka qenë vetëm në banesë.