Vendosni fjalën kyçe....

Agalliu reagon ndaj Bardhit: Une e kam denoncuar i pari Xhaçkën


Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka reaguar pasi Gazment Bardhi paralajmëroi se do t’i largojë nga posti i tyre, së bashku me Orjola Pampurin, për shkak të një qëndrimi të favorshëm ndaj Olta Xhaçkës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Agalliu ka ironizuar Bardhin, duke e quajtur atë “Pitkin”.

Ai shpreh se ka qenë i pari që ka denoncuar jo vetëm Xhaçkën, por edhe zyrtarë të tjerë që kanë abuzuar me investimet strategjike dhe pronat në jug.

Reagimi i Agalliut

Pitkini dhe kur nevrikosej Pitkin ngelej!

Arbi Agalliu ka qenë i pari që ka denoncuar Olta Xhaçkën në 4 Mars 2022. Kam qenë pikërisht unë si deputet i Qarkut të Vlorës që kam denoncuar jo vetëm Xhaçkën por edhe zyrtarë të tjerë që kanë abuzuar me investimet strategjike dhe pronat në jug.

Arbi Agalliu ka qëndruar aty ku ka qenë që ditën e parë. Ka të njëjtin qëndrim si ditën e parë. Distancohet nga të korruptuarit dhe mbështet SPAK.

Ndërkohë, ata që shkojnë e mbrojnë të korruptuarit, të cilët i kanë akuzuar deri dje, kanë probleme personaliteti për mos të thënë burrërie.

Ndaj askush nga ata që kanë braktisur PD, sulmojnë SPAK, janë zëdhënës të të korruptuarve, nuk mund të bëjnë moral dhe aq më tepër të pretendojnë të shkarkojnë a ngarkojnë. Jo për gjë po nuk na lidh asgjë.

Janë pikërisht këta që VOTOJNË PRO AMNISTISË PËR TË KORRUPTUARIT!

Kjo mazhorancë nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin e Xhaçkës dhe ky është thelbi. Por loja “fut Berishën se të lë Xhaçkën”, është e qartë.

Pitkin, mos bëj pirueta se të merren mend e nuk di ç’flet.