Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Shqipëria do mirëpresë në qershor konferencën rajonale europiane të Interpol, rregulla të reja për përdorimin e fishekzjarrëve


Shqipëria është përzgjedhur për të mirëpritur konferencën rajonale europiane të organizatës ndërkombëtare të policisë kriminale Interpol, e cila do të zhvillohet në Tiranë në datat 11-13 qershor.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë.

“Ministria e Brendshme kishte propozuar për mbledhjen e radhës të qeverisë dy akte. I pari ka të bëjë me organizimin e kësaj konference, e cila është një vlerësim së pari për Shqipërinë në tërësi, por po ashtu edhe për rezultatet e mira të arritura nga Policia e Shtetit, e cila në bashkëveprime dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese ka forcuar goditjen kundër krimit të organizuar, pandëshkueshmërisë, sepse kjo lidhet drejtpërsëdrejti me një etapë të re të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Interpol”.- tha Balla.

“Ju e keni parë çdo ditë që Policia e Shtetit me këtë agjenci të rëndësishme ndërkombëtare po gjen dhe po ndalon me qëllim ekstradimin në Shqipëri apo nga Shqipëria në vende të tjera të personave të përfshirë në akte apo vepra të tjera penale. 

Në këtë këndvështrim ratifikimi më pas nga kuvendi i kësaj marrëveshje që ka të bëjë me organizimin në Tiranë të konferencës rajonale europiane është një moment, i cili natyrshëm do të shërbejë edhe për të mirëpritur në Shqipëri drejtuesit e Ministrive të Brendshme, por edhe drejtuesit e Policive të Shtetit të gjithë vendeve të Europës dhe po ashtu për të rritur e forcuar bashkëpunimin në nivel dypalësh me të gjitha policitë e vendeve europiane”, nënvizoi Balla.

Balla u shpreh se “Shqipëria po mirëpret samitet e BE-së, sikurse ndodhi në dhjetor të 2022, mirëpret samitet e Procesit të Berlinit, si dhe këtë samit të rëndësishëm të organizatës më të madhe të bashkëpunimit policor në botë, Interpol”.

Sakaq qeveria ka miratuar rregulla të reja për licencimin dhe magazimin e lëndëve piroteknike. Ministri i brendshëm tha se qytetarët janë ankuar për përdorimin e fishekzjarrëve ndërsa premtoi se policia do të monitorojë më fort situatën.

“Përdorimi në mënyrë të parregullt i lëndëve piroteknikë fishekzjarrëve jo vetë oraret dhe përdorimit në mesnatë ato që më kuptojmë më mirë nënat me fëmijë të vegjël . kemi miratuar rregulla të reja për mënyrën e pajisjes me licensë dhe procesin e licencimit dhe sigurinë që lidhet me magazinimin.. se fsheh faktin se e kemi lehtësuar në aspektin burokratik duke përqasur aplikimin online. Do të lehtësohet procedura. Apeli im ndaj qytetarëve, por kjo nuk duhet të dëmtojë apo prishë qetësinë e anëtarëve të tjerë të komunintetit ku ti jeton qoftë në Shqipëri apo kodit penal. Është e palejuar dhe ndëshkohet penalisht përdorimi i lëndëve piroteknike. Policia do vazhdojë të monitorojë situatën.’- tha Balla.