Kreu i Partisë së Lirisë tha se nuk i trembet drejtësisë teksa tha se SPAK-u mund të sekuestrojë marrë të gjitha pronat e tij dhe t’ia japë popullit.
Ai e quajti Dumanin “pistoletë në duart e Edi Ramës”. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ai tha se kreu i SPAK-ut dridhet para kryeministrit Rama të cilin e quajti “kryehajdut”.
Ai tha se kreu i qeverisë dhe kryebashkiaku Veliaj po shpëtohen nga SPAK-u që po arreston drejtorë pa asnjë vlerë për të shpëtuar dyshen.
“Dumdumani të gjitha vilat e mia ti’i sekuestrojë e t’ia japë popullit. këtu e vë krevatin te selia. Po të harrojë ai me atë çantën që lëviz si teveqel që të marr PL-në e t’ia çojë Edi Ramës. Presidenti edhe duhet të vdesë për të mbrojtur integritetin e vendit, Kushtetutën. Por ky djali nuk e kishte për detyrë ta mbronte detin. Prandaj e kam këtu në krahun tim të majtë. Kam nevojë për kapedana ejo çimka. Këta po arrestojnë drejtorë për të shpëtuar Erion Veliajn. Po Veliaj e ka firmën aty, të zezë mbi të bardhë. Po arrestojnë drejtorë për të shpëtuar Edi Ramën. Po arrestojnë ministra për të shpëtuar Edi Ramën. Dumani dridhet si lepur përara kryehajdutit Edi Rama. Do vijë momenti që populli do marrë vendime për të arrestuar ndonjë kryebashkiak e ndonjë prokuror që bashkëpunon me këta hajdutë.” – tha Meta.