Ish-trajneri i Meksikës, Rafa Márquez tani shihet si një nga kandidatët për të zëvendësuar Xavi Hernández si trajner i Barcelonës, pavarësisht se është konsideruar si një opsion i përkohshëm vetëm dy muaj më parë, raporton ESPN.
Ka një mbështetje në rritje brenda klubit për Márquez, me kërkimin për një trajner të ri që pritet të përshpejtohet pas daljes së Barçës nga Champions League kundër Paris Saint-Germain të martën.
Márquez, 45 vjeç, fillimisht u konsiderua vetëm si një trajner i përkohshëm në rast se Xavi, i cili njoftoi në janar se do të largohej në verë pas më shumë se dy vitesh në detyrë, nuk e përfundonte sezonin.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës është në krye të skuadrës B të klubit, të cilët janë në garë për t’u ngjitur në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.
ESPN raporton se Barcelona ende po shqyrton alternativa të tjera si Hansi Flick dhe Thomas Tuchel, por Márquez tani është gjithashtu një opsion afatgjatë sepse klubi e di se do të jetë e vështirë t’i ofrojë një projekt kaq të rëndësishëm një trajneri me përvojë për shkak të kufizimet ekonomike që do të kenë në merkaton e ardhshme.