Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Shumë shpejt do bëhem kryeministër, ose zv.kryeministër i Doktor Berishës e ministër i Brendshëm


Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha sot se shumë shpejt do jetë kryeministër i vendit.

Ai tha se nuk i druhet aspak SPAK-ut dhe se është kristal i pastër nga të gjitha akuzat ndaj tij.

Ish-presidenti theksoi gjithashtu se prokuroria speciale po hap çështje kundër tij dhe se po falsifikon të gjithë procesin dhe provat.

“Partia e Lirisë shumë shpejt do jetë në krye të qeverisjes së vendit. A u dekorua Dvorani si hero i antikorrupsionit nga SHBA-ja. Pse nuk ishte në axhendë. Pse Rama e la me 7 vota Dvoranin për

S’me kërcet fare jo për CEZ-DIA po asgjë, se jam kristal i pastër. Dumani është përpjekur të falsifikojë procesin. Ka marrë përsipër që gfjoja do bëjë namin edhe  para një mentori të cet që nuk dua t’ia përmend emrin. S’ka kurajo të merret me aferën e Damianit. E kam të sigurt që do jem edhe njëherë kryeministër dhe njëherë presidenti si presidenti italian Mattarella. Problem është kur të shpall Ilir Meta non grata. Po u derdh një pikë gjaku në zgjedhje, direkt dekretin për non grata. Por nuk ndodhi. Ilir Meta ka vetëm një problem, mos tradhtojë Ilir Metën. Tradhtarët i përdorin të gjithë dhe i pështyjnë të gjithë. Ilir Meta bëhet shumë shpejt kryeministër. SPAK të më ftojë që tani po të ketë ndonjë problem. Po u bë doktori kryeministër do jemë direkt zv.kryeministër dhe ministër i Brendshëm.” – tha Meta.