Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Muzhaqi: Hapen aplikimet për projekt-propozime për të të rinjtë, afati deri më 16 maj


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar ditën e sotme shpalljen e thirrjes së katërt të Agjencisë Kombëtare të Rinisë për projekt-propozime rinore drejtuar organizatave rinore dhe për të rinjtë.

Përsa i përket prioriteteve të thirrjes së katërt për projekt-propozime rinore ministrja Bora Muzhaqi shprehet se “thirrja synon të adresojë tre prioritetet e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029: 

– Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe mbështetja e aktivizmit shoqëror dhe qytetar të tyre.– Nxitja e punëve të denja dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës.– Mbështetja e mirëqenies aktive, të shëndetshme, fizike, sociale, kulturore dhe mendore e të rinjve.”

“Thirrja e katërt për projekt-propozime rinore shënon një hap të rëndësishëm në vijueshmërinë e mbështetjes së iniciativave rinore” tha ministrja Muzhaqi.

Thirrja do të qëndrojë e hapur për 30 ditë, duke filluar nga data 17 prill deri më 16 maj 2024.