Vendosni fjalën kyçe....

Në hetim për “shpërdorim detyre”, Gjykata kalon për gjykim çështjen ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako


GJKKO kalon për gjykim çështjen ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Dako është aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi është në hetim për shpërdorim detyre në dy raste.

Vangjush Dako u lirua, pasi qëndroi për 9 muaj në paraburgim, saktësisht më datë 27 shkurt 2024, pasi skaduan afatet e paraburgimit, dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”, me mbikëqyrje policore 24 orë.

Vangjush Dako nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj të mërkure ku merret zyrtarisht i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste.