Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu: Izraeli i merr vetë vendimet për mbrojtjen


Izraeli do t’i marrë vetë vendimet për mënyrën se si do ta mbrojë veten, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën, pasi vendet e Perëndimit i bënë thirrje përsëri të vetëpërmbahet nga hakmarrja ndaj Iranit.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe grupi i vendeve të industrializuara, njoftuan se po shqyrtojnë sanksione më të fuqishme kundër Iranit, të cilat thuhet se do të vendosen për ta kënaqur Izraelin dhe për ta bindur atë të mos i përgjigjet sulmit të Iranit.

Teherani i lëshoi qindra dronë dhe raketa drejt Izraelit më 13 prill, duke e kryer sulmin e parë të drejtpërdrejtë kundër armikut të vet të përbetuar.

Netanyahu u takua me sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Davi Cameron dhe me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të cilën e vizituan Izraelin të mërkurën në përpjekje për të mos e lejuar përshkallëzimin e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, shkruan Sky News.

Zyra e Netanyahut tha se e ai i falënderoi Cameronin dhe Baerbockun për mbështetjen e tyre, derisa u tha atyre: “Dua të jem i qartë ne i marrim vetë vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta mbrojtur veten”.