Vendosni fjalën kyçe....

Prezantohet projekti i Manchester City në Durrës, Rama: Synojmë të sjellim edhe akademinë e tenistit Rafael Nadal


Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e aktivitetin për prezantimin e projektit të kampusit sportiv, “Akademia e Manchester City në Durrës”

Ndër të tjera kreu i qeverisë njoftoi se është duke u diskutuar për të sjellë akademinë e tenistit me famë botërore Rafael Nadal në Durrës. Sakaq tha se PS do të vazhdojë të ndërtojë më tutje Shqipërinë e virtit 2030.

“Investimi ka lidhje edhe me fuqizimin e mëtejshëm të imazhit të Shqipërisë. Kemi hyrë në diskutime për të sjellë akademinë e Rafael Nadal, ku shpresoj që t’i bashkëngjitet kampusit të Manchester City-t. E gjithë ajo zonë do të kthehet nga një kënetë e dikurshme në një zonë shumë atraktive. Ashtu siç patëm sukses me Manchester City-n, të sjellim dhe akademinë e Nadal në Durrës. Deri dje këto projekte dukeshin si të paimagjinueshme, ndërsa sot duken gjithnjë e më mundshme. Shqipëria është bërë një vend që kur shqiptohet në emër tërheq vëmendjen në të gjitha fushat. Do vazhdojmë të ndërtojmë më tutje Shqipërinë e 2030.”, u shpreh Rama.

Po ashtu, Rama vlerësoi iniciativën për ndërtimin e “Akademisë së e Manchester City në Durrës”, duke thënë se do mbledhë ajkën e talentit.

“Të mblidhet ajka e talentit që ky sport ka në këtë klub, se është sporti më i ndjekur në botë. Shtysë frymëzuese për këtë projekt ka qenë Pablo Zabaleta, agjent Manchester City në FSHF. Marko me shumë kënaqësi, të paktën në telefon, tha në “rregull”. Marko është vlerë e shtuar se na jep mundësinë të kemi një kampus të një ekselence artiteknonike dhe funksionale jo vetëm të sprovuar në Air Albania, por me kampusin e Fiorentinës, realizuar nga Marko, është kampusi i parë serioz i këtij shekulli të ri në aspektin e standardit në Itali. Më të madh se futbollin ka burokracinë.

Të kemi një kampus ekselence. Njëjtë siç bëmë stadiumin, me një sipërmarrës që tregoi aftësi të jashtëzakonshme në aspektin Teknik. Të bëjmë këtë kampus dhe të gjithë të tjerët që vijnë me radhë. Tre stadiumet janë në proces punës nga arkitektet që dolën fitues. Do ketë rritje të aksesit për të rinjtë dhe fëmijët për tu marrë me sport.” – u shpreh Rama.