Vendosni fjalën kyçe....

Rusia do rritet më shpejt se të gjitha ekonomitë e përparuara – FMN


FMN-ja ka parashikuar se ekonomia e Rusisë do rritet më shpejt se të gjitha ekonomitë e përparuara të botës, përfshirë SHBA-në, këtë vit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret që Rusia të rritet me 3.2% këtë vit, dukshëm më shumë se Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania.

Eksportet e naftës janë “mbajtur të qëndrueshme” dhe shpenzimet qeveritare “kanë mbetur të larta” duke kontribuar në rritje, tha FMN.

Në përgjithësi, ajo tha se ekonomia botërore kishte qenë “jashtëzakonisht elastike”

“Pavarësisht shumë parashikimeve të zymta, bota shmangu një recesion, sistemi bankar u tregua kryesisht elastik dhe ekonomitë kryesore të tregut në zhvillim nuk pësuan ndalesa të papritura,” tha FMN.

FMN është një organizatë ndërkombëtare me 190 vende anëtare. Ato përdoren nga bizneset për të ndihmuar në planifikimin se ku të investojnë, dhe nga bankat qendrore, si Banka e Anglisë për të udhëhequr vendimet e saj mbi normat e interesit.

Pavarësisht se Kremlini u sanksionua për pushtimin e Ukrainës, FMN-ja përmirësoi parashikimet e saj të janarit për ekonominë ruse këtë vit dhe tha se ndërsa rritja do ishte më e ulët në vitin 2025, do shte akoma më e lartë se sa pritej më parë në 1.8%.

Investimet nga ndërmarrjet e korporatave dhe ato shtetërore dhe “fuqia në konsumin privat” brenda Rusisë kishin nxitur rritjen krahas eksporteve të forta të naftës, sipas Petya Koeva Brooks, zëvendësdrejtoreshë në FMN.

Rusia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë dhe në shkurt, BBC zbuloi se miliona fuçi karburant të prodhuar nga nafta ruse ishin ende duke u importuar në Mbretërinë e Bashkuar pavarësisht sanksioneve.

FMN-ja uli parashikimet e saj për gjithë Evropën dhe për Mbretërinë e Bashkuar këtë vit, duke parashikuar rritje 0.5% këtë vit, duke e bërë Mbretërinë e Bashkuar performuesin e dytë më të dobët në grupin e G7 të ekonomive të përparuara, pas Gjermanisë.

G7 përfshin gjithashtu Francën, Italinë, Japoninë, Kanadanë dhe SHBA-në.

Rritja pritet të përmirësohet në 1.5% në 2025, duke e vendosur Mbretërinë e Bashkuar në mesin e tre vendeve më të mira në G7, sipas FMN.

Megjithatë, FMN tha se normat e interesit në Mbretërinë e Bashkuar do mbeten më të larta se vendet e tjera të përparuara, afër 4% deri në vitin 2029.