Vendosni fjalën kyçe....

SHBA, të shtëna me armë zjarri në Nju Jork, një i vdekur dhe tre të plagosur 


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bronx të Nju Jorkut, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Sipas mediave të huaja, autori ka hapur zjarr ndaj katër personave, duke qëlluar me 10 fishekë.

Viktima e ndjerë ishte 29 vjeç. Mosha e viktimave varion nga 23-37 vjeç, sipas autoriteteve.

Pas të shtënave, të dyshuarit, të cilët ishin të veshur me maska, janë larguar.

Nga ngjarja është arrestuar një person por autoritetet janë “të pasigurta” nëse ai është i lidhur me incidentin, tha një punonjës policie.

Policia tha se do të vazhdojë kërkimet për të dyshuar të tjerë, shkruan ABC