Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë bënë kërdinë në Dubai, duke shkaktuar kaos pasi makinat luksoze u zhytën në ujë.
Të gjitha fluturimet u anuluan në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait deri në një njoftim të dytë.
Pamjet video kapën skenat e rrugëve të përmbytura, me makinat e luksit që përpiqen të çajnë rrugën përpara në ujin e thellë ndërsa autoritetet u kërkuan banorëve të qëndrojnë brenda.
Gjendja pritet të vazhdojë deri të mërkurën, sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë të Emirateve të Bashkuara Arabe.