Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori i BE në Shqipëri mbërrin në ambientet e Kuvendit


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka mbërritur në ambientet e Kuvendit.

Nuk dihen arsyet pse diplomati evropian ka zgjedhur që të jetë i pranishëm në seancën e sotme.

Ditën e sotme në Parlament ka pasur diskutime për projektligjin e propozuar nga qeveria për Institucionin e Prefektit i cili parashikon t’i japë atij kompetenca shtesë, duke kontrolluar pushtetin vendor.

“Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë.

Kemi folur kështu që dua ta lë me kaq“, është shprehur Gonzato.