Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi ia kthen Spiropalit: Babai yt lavdëron SPAK-un kur godet Berishën e Metën, e sulmon ku i preken oligarkët


Kreu i grupit parlamentar të Rithemelimit Bardhi iu përgjigj aty për aty ministres Spiropali e cila pak më herët e ironizoi lidhur me sulmet e Berishës e Metës ndaj SPAK-ut.

Bardhi i tha ministres se Rama e lavdëron SPAK-un kur prokuroria special godet kundërshtarët politikë por e sulmon kur i cenohen oligarkët.

“Babai jot i gjithë drejtimeve, Edi Rama ka ekzaktësisht të njëjtin qëndrim që kur goditen kundërshtarët, lavdëron SPAK e kur i cenohen oligarkët, e sulmon. Delir madhështie ka vetëm babai jot, e dëgjove si i tha, më marrin liderët botërorë në telefon për të zgjidhur hallet e botës. Kur goditet opozita nga SPAK-u thërret fitore, kur goditen interesat e tij iu kërkon llogari, për portin e Limionit. Bëhet zëdhënësi i oligarkëve. Ne nuk kemi asnjë hall, hall jeni ju. Nuk shëtisim çdo ditë siç shëtisni ju. Hyn Niko, del Ogerta, hyn njëri këtej del andej. Ora e drejtësisë për çdo gjë që i keni bërë vendin këto vite, do ngjitet tek ministrat, ish-ministrat. Ka vetëm një hall për ato që i ka bërë këto 11 vite Shqipërisë.” – tha Bardhi.