Kreu i PD-së Basha akuzoi ish-Sekretarin e Përgjithshëm të tij Gazment Bardhi dhe Rithemelimin e PD-së se e kanë ngrënë çorbën e prishur duke bashkëpunuar me PS-në në kurriz të demokratëve.
Në një deklaratë për mediat ai tha se ndërkohë që Rithemelimi bën sikur proteston e bllokon Kuvendin, nga ana tjetër amniston të korruptuarit e qeverisë me Amnistinë Finale për të cilën bashkoi votat me sociaistët.
“Kanë 5 muaj që bllokojnë kuvendin, gjoja e bllokojnë, kalojnë buxhetin dhe vendime të rëndësishme pa opozitë dhe bëhen bashkë për një amnisti që amniston të korruptuarit, por jo protestuesit e opozitës.
Nga një anë duan t’i imponohen PD dhe Ramës i intereson të bëjë pis PD-në dhe përdor këta pazarxhinj.
Ajo që ndodhi me Xhaçkën është e rakorduar. Tani thonë do ta dërgojmë në Kushtetuese, por Kushtetuesja foli. Le të bllokojnë foltoren. Bubat e Nikollës ju mashtrojnë, lehjet e tyre kanë qenë për të ngrënë. E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur”, tha ai.