Me anë të një postimi në Facebook, deputeti Erion Braçe ka shprehur indinjatën e tij se si prokuroria bashkë me OPGj-të ndjekin penalisht fshatarët për çati pa leje, ndërkohë që harrojnë vilat e bosave.
Sipas Braçes nuk janë gabim fshatarët që ndërtojnë çatinë pa leje, por është ligji gabim dhe ai po ndryshon.
“Fytyra ime kur mësoj se ne këtë vend prokuroria me te gjithë opgj-te e saj, vijon te ndjeke penalisht popullin e fshatit për çati pa leje, avlli pa leje, depo veglash pa leje, dhoma brenda pronës se tij pa leje, shtëpi mbi shtëpitë e vjetra e rrezik shembje pa leje; Prokuroria me te gjithë opgj-te e saj, vijon te ndjeke penalisht punonjës qe pasi kane pezulluar ndërtimin e çatise, avllisë, depos, dhomës, shtëpisë mbi te vjetrën e rrënuar-pa leje, nuk kane vendosur gjobe!
Eeeej te sqarohemi, jo ne vijën bregdetare, por ne brendësi te fshatit ne prone te vete e ne shtepi te vete!! Eeeej kjo historia pse nuk e keni gjobitur bujkun-fshatarin ne gjuhen e tyre, është tuuuuuuurp!!
Kuptojeni, nuk është populli i fshatit gabim, është ligji gabim e ai po ndryshon!
Ndërkohë gjithë këta qe kane gjetur pune e po luftojnë krimin e madh ne fshat, duhet te kuptojnë se çatia nuk është callcenter, avllia nuk mbron hashashin, depoja nuk është shtëpi bari, shtëpia nuk është vile bosash, zerooooo!
Boll me fshatin e punonjësit qe e kuptojnë me shume se ju fshatin!”, shkruan Braçe në Facebook.