Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i PD-së shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon Olta Xhaçkën: I ndau shqiptarët në të malit dhe të fushës


Deputeti demokrat Asallan Dogjani shkoi sot në Kuvend me një çadër plazhi, si një ironi ndaj deklaratës së Olta Xhaçkës, “Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”.

Dogjani kërkoi që të fusë çadrën brenda në Kuvend, por nuk u lejua. Ndërsa në një deklaratë për mediat tha se shprehje të tilla janë diskriminuese ndaj qytetarëve shqiptarë. Ai kërkoi reagim nga Komsioneri Publik dhe Nikolla që të marrë masa.

“Kjo gjuhë urrejtje duke i ndarë shqiptarët të malit dhe të fushës është e dënueshme nga kodi penal dhe Kushtetuta. Ne jemi njëlloj shqiptar dhe kjo gjuhë e përdorur nga deputetja për të justifikuar vjedhjen e pronave në vendin tonë është e dënueshme. Kam marrë këtë çadër në mënyrë simbolike që të sensibilizohet opinion publik që gjuhë të tilla mos të përdoren, kërkoj nga Komisoneri Publik dhe Nikolla që të marrin masa nga kjo gjithë diskriminuese. Në plazh do shkoj me këtë, po në Kuvend nuk më lanë ta fusja.  Male ka dhe në Tepelenë dhe në Vlorë, por kjo e ka përdorur këtë shprehje për qytetarët nga veriu. Male ka në gjithë Shqipërinë”, tha Dogjani.