Deputeti i PD-së Saimir Korreshi iu përgjigj nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj, e cila tha se në seancën e sotme më shumë minuta kanë folur deputetët e opozitës.
Ai tha se ndërkohë që deputetët e PS-së dhe qeveria po vjedhin gjithë buxhetin, gjithçka i ka mbetur opozitës është “të vjedhë” disa minuta më tepër në Kuvend për të folur.
“Meqë na kushtuat shumë rëndësi. Ju po vidhni gjithë buxhetin e shtetit ne s’po themi gjë. Ju na thoni për fjalën. Vetëm fjala na ka ngel. Na lini të vjedhim një çikë nga fjala. Faleminderit” – tha Korreshi.