Elisa Spiropali ka shënjestruar Sali Berishën dhe Ilir Metan në fjalën e saj në Kuvend.
Ajo ka komentuar gjuhën e urrejtes me të cilën janë shprehu Berisha dhe Meta për institucionet e drejtësisë.
“A keni një opinion për dy baballërët në majë të thanës ku jeni ngjitur të tërë? Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK dhe njëri në majën e dëlirit të madhështisë ku kafshon kreun e SPAK në ekrane ku t’i dalë para. Bëni prokurorin e akuzatori këtu.
Gjuhën e dalë nga binarët e mendjes së dy baballarëve tuaj as nuk e përmendni, të dy presidentë të kësaj republike, kryeministra, bela të këtij populli, për të cilët ju nuk shpreheni e doni të bëni këtu sherr e rrëmujë e të na thoni çfarë opinioni keni për ulërimat e tyre, sepse nuk janë dy kokë dele por baballarë të opozitës tuaj. Na drejtoni gishtat për drejtësisë ju që jeni kokë e këmbë me vetëm dy gishtat lart
Hani thana në pemët e tyre dhe t’i vilni votat në kopështin e popullit. Duke i mbajtur të dy ata mbi supe sic mbanin shërbëtorët mbretërit. Këtu vini e kërkoni sherr duke u përpjekur të mbani peng Kuvendin për hallin tuaj.
Dilni thoni qartë SPAK për ju është organ i drejtësisë apo jo”, u shpreh Spiropali.