Vendosni fjalën kyçe....

Meta nuk ndal stërvitjen edhe në seli para intervistës


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një video ku shihet me bashkëpunëtorët e tij duke i dhënë udhëzime për konventën që do zhvillojë partia e drejtuar prej tij pas disa ditësh.

Por ajo që vihet re është se Meta nuk ndal stërvitjen e tij fizike edhe kur punon në selinë e Partisë së Lirisë.

Ai shihet me një sustë teksa ushtrohet dhe duke dhënë udhëzime pak minuta para se të jetë në një intervistë te Syri TV.

Prej disa kohësh Meta poston video se si stërvitet në palestër apo në natyrë.

Ai gjithashtu ka filluar edhe një fushatë pastrimi brenda partisë ku ka hedhur akuza për tradhti. Këto akuza edhe në videon e publikuar ai i thekson teksa i kërkon bashkëpunëtorëve të tij që të kenë kujdes nga “spiunët e SHIK-ut, SPAK-ut apo të Engjëll Agaçit (sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave)”.