Vendosni fjalën kyçe....

Meta sulmon Dumanin se po mbron Ramën dhe Veliajn: Po tentohet marrja e vulës së PL-së


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në Syri TV sulmoi sërish kryeprokurorin e SPAK-ut, Altin Dumani.

Ilir Meta deklaroi se Dumani mbron Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Ai përmendi si shembull deklaratën e Dumanit për Arben Ahmetajn, që sipas Metës është kërcënim pasi ish-zvkryeministri foli kundër Veliajt dhe Ramës.

Dum Dumani po prish imazhin e SPAK. Dumani është një administrator i SPAK, nuk ka pse të ketë ndikim te asnjë nga prokurorët. Dumani është bërë një zëdhënës politik.

Kur Arben Ahmetaj dha goditjen ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, Dumani të nesërmen mblodhi gazetarët dhe u tha: prisni se do të ketë zhvillime surprizuese për Arben Ahmetajn. Pse e bëri këtë?

Pra ishte kërcënim për Arben Ahmetajn dhe ishte një mesazh për t’i thënë mbylle mos ma ngacmo Edi Ramën,  se ai më vuri mua këtu si drejtues i SPAK.

Në të njëjtën ditë që bëri kërcënimin ndaj Ahmetajt, Dumani foli edhe për CEZ-DIA, duke përmendur emrin tim disa herë.

Ai të më hetojë dhe unë do e hetoj atë brez pas brezi, dhe cilindo që bën presione politike. Nuk është personale që Gjykatat përdoren për ti marrë vulën PD-së, nuk është personale që të tentosh të godasësh Ilir Metën”, tha Meta.

Ai tha se Dumani po lodhet për të arrestuar drejtorët e Bashkisë për të shpëtuar Erjon Veliajn, po arreston dhe heton ministra e ish-ministra për të shpëtuar Edi Ramën. “A është trim, le të thërrasë atje Edi Ramën”, u shpreh Meta.

Mëta akuzoi në intervistë se po tentohet që të merret vula e Partisë së Lirisë.

Ai akuzoi, SPAK-un, SHIK-un dhe Agaçin se po tentojnë të marrin vulën e PL-së.

Ka një përpjekje për të marrë vulën e Partisë së Lirisë, për të ja dhënë Edi Ramës. kjo nuk ndodh.

Nëpërmjet SPAK, SHIK-ut, Agaçit.  

Bashkëpunëtorët e brendshëm janë ata që thonë mos nxirrni Ilir Metën, Tedi Blushin, Petrit Vasilin, Erisa Xhixhon, mos i nxirrni.

I di ai.

A të kam thënë unë ndonjëherë mos nxirr këtë apo atë?

Jo, unë u kam thënë në Partisë e Lirisë që dilni. Dilni dhe më shani dhe mua, nuk ka asnjë problem.

Luan Hajdaraga miku im thoshte; më mirë edhe të shajnë, edhe të bësh gabime, por të ekzistosh në politikë se sa të mos jesh asgjëkundi.

Edhe kur bën gabime edhe kur ekziston, me pak mençuri e kthen atë në pozitivitet. Ti nëse nuk ekziston të duhet shumë punë për të hyrë në treg si një produkt i ri.

Po nuk qe ti prezent si Parti e Lirisë, do të jenë tjerët’, tha kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në SYRI TV.