Ministri i Mbrojtjes Peleshi tha sot se qeveria ka synim strategjik rijetësimin e industrisë ushtarake.
Ai tha se rijetësimi do bëhet në uzinat e fabrikat e dikurshme të cilat do rivihen në punë e do modernizohen për prodhimin e armëve e municioneve teksa bota është futur në një fazë të re militarizimi e gjeopolitika globale ka ndryshuar pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Rijetësimi i industrtisë ushtarae është synim strategjik. Po hyjmë në një epokë tjetër, jo si ajo e shkuara e demilitarizimit. Duam të rrisim kapacitetet e prodhimit edhe në kuadrin e aleancës sonë në NATO dhe gjendje së re në të cilën ndodhet bota. Rijetësimi do jetë në bashkëpunim me aleatë e partnerë. Nuk mund të bëhet më mbi baza shtetërore po duke tërhequr investime strategjike nga aleatët. Do ketë rritje vendesh pune dhe përveç fuqisë punëtore të shkuar, një pjesë e së cilës është aktive, do na duhet edhe fuqi e re punëtore që do arsimohet profesionalisht për industrinë e re ushtarake. Duam të ikim nga Shqipëria “1 Euro” te Shqipëria partnere, aksionere. Duam që të përfitojmë familjet që do kenë familjarët që do punojnë atje po edhe të marrim dividentë si qeveri nga investimet. “ – tha Peleshi.