Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja e ashpër pas kuintave/ Scholz sulmon Borrell-in për qëndrimin ndaj Gazës


Kancelari gjerman Scholz e kreu i diplomcisë së BE-së Borrell

“Ju nuk mund të flisni në emër të Gjermanisë dhe Austrisë për Gazën!”

Ky ishte mesazhi që krerët e dy vendeve evropiane i thanë kryediplomatit të BE-së gjatë një shkëmbimi të nxehtë mbi luftën Izrael-Hamas.

Gjatë një takimi të krerëve të BE-së në mars, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe homologu i tij austriak Karl Nehammer u përballën me Komisionerin e Jashtëm të BE-së Josep Borrell mbi kritikën e tij të hapur disamujore kundër Izraelit ndërsa numri i të vdekurve në Gaza po rritej, sipas dy zyrtarëve të informuar për përplasjen.

Megjithatë, në të njëjtin samit, grupi bëri thirrje për një armëpushim në Gaza në një shfaqje të rrallë unanimiteti mes 27 krerëve të qeverive të BE-së.

Të dy zyrtarët, dhe të tjerët të cituar në histori, iu dha anonimiteti për të folur mbi një bisedë private.

Një qortim nga udhëheqësit e kryediplomatit të bllokut është shumë i pazakontë pasi roli i Borrell është pikërisht të përfaqësojë Bashkimin Evropian kur bëhet fjalë për çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Një nga zyrtarët tha se formulimi ishte “i prerë” dhe u zhvillua para krerëve të tjerë evropianë. Ajo që e bëri më të sikletshme është se Scholz dhe Borrell vijnë nga e njëjta familje socialiste.

Kancelari austriak Nehammer e ai gjerman Scholz

Një zyrtar tjetër i BE-së nuk pranoi të komentojë mbi “spekulimet mbi diskutimet me dyer të mbyllura brenda Këshillit Evropian”.

Zyrtari i BE-së shtoi: “Borrell ka dënuar gjithmonë sulmet e Hamasit, ka bërë thirrje për çlirimin pa kushte të të gjithë pengjeve, për një pushim humanitar që çon në një armëpushim të qëndrueshëm, për dispozita humanitare dhe për një zgjidhje me dy shtete, në të njëjtën linjë me përfundimet e Këshillit Evropian për të cilat krerët ranë dakord unanimisht në mars.”

27 udhëheqësit e BE-së do mblidhen për një tjetër takim të mërkurën dhe të enjten për të diskutuar politikën e jashtme të bllokut, disa ditë pas sulmit të parë të drejtpërdrejtë të Iranit kundër Izraelit me 300 raketa dhe drone.

Një zëdhënës gjerman nuk pranoi të komentonte. Një zëdhënës austriak nuk u përgjigj.

Dy diplomatë të tjerë të BE-së i thanë POLITICO-s se marrëdhëniet midis Berlinit dhe Borrelit u përkeqësuan pas një konference katastrofike për shtyp në Moskë në vitin 2021, kur shefi i politikës së jashtme të BE-së nuk reagoi ndaj vënia në dyshim nga ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov se kreu i opozitës ruse Alexei Navalny ishte helmuar me një lëndë nervore ushtarake.

Operacioni i Izraelit ka vrarë më shumë se 33,000 palestinezë në Rripin e Gazës, sipas autoriteteve palestineze në Gaza dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, që nga sulmi në Izrael nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar.

Kryeministri izraelit Netanyahu e kancelari gjerman Scholz

Këtë javë, Gjermania ka mohuar akuzat në gjykatën e lartë të OKB-së nga Nikaragua se ajo mbështet gjenocidin në Gaza duke i shitur armë Izraelit. Gjermania është një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve të Izraelit, duke miratuar në vitin 2023, 326.5 milionë euro armë.

Gjermania nuk e ka hequr ndalimin e saj për financimin e Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë (UNRËA) pasi Izraeli e akuzoi agjencinë, pa dhënë prova, se ndihmon luftëtarët e Hamasit. Pretendimi u hodh poshtë në mars nga zyrtari i lartë i ndihmës humanitare të BE-së, Janez Lenarçiç, pasi zyrtarët izraelitë nuk kanë ofruar asnjë provë.

Që nga fillimi i luftës, Austria ka mbajtur një qëndrim më pro-izraelit në bisedat vendimmarrëse të BE-së në krahasim me Gjermaninë, për shembull, për sanksionet kundër kolonëve izraelitë.

Për muaj të tërë pas sulmit të tetorit, 27 krerët e BE-së kanë qenë të ndarë për luftën. Austria dhe Gjermania, së bashku me Hungarinë dhe Republikën Çeke, kanë qenë disa nga zërat më pro-izraelitë. Ndërsa Spanja – nga e cila vjen Borrell – Irlanda dhe Belgjika kanë qenë më kritike ndaj Izraelit brenda debatit evropian. Takimi i krerëve evropianë në mars ishte hera e parë që BE ra dakord të bënte thirrje për një armëpushim mes paralajmërimeve në rritje për një tragjedi humanitare dhe zi buke në Gaza nga organizatat e ndihmës.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Politico

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani