Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi çon në evakuime banorësh e mbyllje të aeroportit


Indonezia mbylli një aeroport provincial dhe evakuoi qindra njerëz nga afërsia e vullkanit Ruang pasi ai ka lëshuar shtëllunga shpërthyese llave, gurësh dhe hiri për ditë të tëra, thanë zyrtarët të enjten, duke shpallur alarmin më të lartë për gjendjen.

Shpërthimi dramatik i vullkanit të së mërkurës në një ishull të largët në provincën e Sulaëesi-t të Veriut hodhi një kolonë të kuqe të zjarrtë llave, shkëmbi ndezës dhe hiri deri në tre km në qiell.

Më shumë se 800 njerëz u evakuuan nga zona, me autoritetet që zgjeruan më tej zonën e evakuimit pasi agjencia e vullkanologjisë ngriti statusin e alarmit.

“Potenciali për shpërthime të mëtejshme është ende i lartë, kështu që ne duhet të qëndrojmë të kujdesshëm,” u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i qeverosë.

Agjencia kishte marrë gjithashtu raporte se rënia e gurëve dhe hirit dëmtuan shtëpitë dhe detyruan një spital aty pranë të evakuohej, tha zyrtari.