Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Biden bën gafën e rradhës, paralajmëron Izraelin të mos sulmojë qytetin e vet


Presidenti i SHBA Joe Biden i tha një intervistuesi se ai kishte paralajmëruar qeverinë izraelite që të mos sulmonte veten, në atë që duket të jetë gafa e fundit e liderit amerikan, dhe një që ka ngritur sërish shqetësime për gjendjen e tij mendore.

Duke folur me Reshad Hudson të Nexstar Media, presidenti 81-vjeçar detajoi planet e tij për të rifituar votuesit pro-palestinezë në mes të mbështetjes së tij të vazhdueshme për Izraelin në konfliktin e tij me Hamasin.

Biden pohoi se, përveç takimit me aktivistët pro-palestinezë, ai gjithashtu “ua kishte bërë të qartë izraelitëve: mos sulmoni në Haifa”, i cili është një qytet port në Izraelin verior.

Në vend që ta paralajmëronte Izraelin të mos sulmonte qytetin e tij, Presidenti i SHBA besohet se kishte për qëllim t’i referohej Rafahut, një qytet palestinez në Gazën jugore, i cili është bërë streha e fundit për civilët e zhvendosur në enklavën e rrethuar.