Molotovët dhe flakët para derës së Bashkisë së Tiranës, përtej bujës, fotove dhe videove në media, janë shkrepëtima me barut të lagur, jo vetëm se përfaqësues ndërkombëtarë, si OSBE, QUINT-i, Ambasada amerikane dhe ajo italiane, kanë bërë thirrje për ndërprejen e akteve të dhunës, pasi dhe e ashtëquajtura dhunë, dhe i ashtëquajturi “shqetësim ndërkombëtar”, është një fortunë në gotë për një akt simbolik dhune.
Demonstrimi i forcës nga ana e Partisë së Lirisë në këto momente është aritmetikisht i pamundur, pasi baruti është lagur.
Krisja brenda rradhëve të Partisë së Lirisë shoqëruar me akuzat e Kryemadhit se Ilir Meta është i rrethuar nga një grup hallexhinjsh që duan t’i bënjë yzmetin rrogës, është tregues elementar dhe preçiz se kësaj partie i pikon çatia e vet.
Në këto kushte është aritmetikisht e pamundur, që në gjendjen dhe në derexhenë ku ndodhet sot PL-ja, e pajsiur vetëm me barut të lagur, të mundet dot të shkaktojë dëme në çatitë e ndonjë institucioni apo partie tjetër.
Akti simbolik i dhunës dhe shqetësimi “pej koti” i ndërkombëtarëve, janë Fast Food për konsum dite, pasi është e pamundur që lideri i Partisë së Lirisë, në kushtet e një konflikti të hapur me SPAK-un, e në daljet e tij ekstravagante, ku njëherë flet si instruktor palestre dhe njëherë si alpinist, të mundet dot të frymëzojë ndokënd në akte domethënëse. /Hashtag. al