Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Alimehmetit: Policët pa numra identifikimi, s’janë fare efektivë


Kreu i demokratëve në  Këshillin Bashkiak, Ilir Alimehmeti,tha se efektivët që janë para bashkisë Tiranë nuk kanë numra identifikimi.

Ai tha se një pjesë e madhe e tyre nuk janë fare efektivë të Policisë së Shtetit.

“Erjon Veliaj nuk ndodhet sot para bashkisë, është fshehur, njësoj si edhe drejtori i policisë që fshihet prapa dhe ka nxjerrë para policët e ndershëm. I keni policët pa dokument identifikimi. Pa numra. Shihini. Ata nuk janë as policsë të shtetit. Shihini se nuk kanë mjete identifikimi. Ata janë të paregjistruar. Ky është shteti i krimit, bashkia e krimit. Kjo bashki ka urgjencë të vetme sesa të vjedhë qytetarët.” – tha Alimehmeti.