Paulo Fonseca është shfaqur së fundi si një nga opsionet e Milanit për të zëvendësuar Stefano Piolin, së bashku me Ignazio Abate.
Pas eliminimit nga Roma në Ligën e Evropës, është pak e besuar se italiani do të jetë në krye të “Kuqezinjve”.
Tani, spekulimet po vazhdojnë për trajnerin e ri të Milanit. Antonio Conte dhe Thiago Motta ishin emrat e parë që u përmenden.
Ndërsa, “Calciomercato” sonte raportoi se gjiganti italian po vëzhgon ish-trajnerin e Romës, Fonsencan.
51-vjeçari është trajner i Lille, klub me të cilin ka kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit.
Një tjetër kandidat për rolin e Milanit është Abate, një ish-lojtar i “Rossonerëve”, që aktualisht është trajner i ekipit të të rinjve Primavera.