Vendosni fjalën kyçe....

Ndërkombëtarët dolën kundër dhunës në protestë, Këlliçi i kënaqur që ambasada e SHBA-ve përmendi korrupsionin


Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi, në një takim në Belsh përshëndeti reagimin e Ambasadës amerikane duke e veçuar atë ndryshe nga reagimet e përfaqësive të tjera diplomatike.

Këlliçi tha se për herë të parë ambasada e SHBA-ve evidentoi korrupsionin në reagimin e saj.

Ai tha se korrupsioni ka emër dhe ai është Erion Veliaj.

Ndër gjithë reagimet, shquaj dhe përshëndes reagimin e ambasadës së SHBA në raport me evidentimin e korrupsionit me emrin e Erion Veliajt, duke e thënë hapur fare sot: “që qytetarët kanë të drejtë dhe inkurajohen të protestojnë kundër korrupsionit”, dhe ky korrupsion ka një emër, Erion Veliaj.

Dhe kjo nuk na bën ne me turp, por ata që marrin përsipër të mos thonë asnjë fjalë për banditë të kësaj natyre, për hajdutë të kësaj natyre. Kjo bën me turp ata që marrin përsipër të mbrojnë hajdutërinë në këtë vend”, tha Këlliçi.