Vendosni fjalën kyçe....

Protesta para bashkisë, Noka: Policia lëshohet pas qytetarëve si banditë, nuk do të ndalemi deri sa të vendoset e drejta


Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, duke folur në një lidhje skype në News24 mbi dosjen 5D, tha se Prokuroria e Përgjithshme quan organizatë kriminale tre të arrestuar për hashash, por jo drejtorët e bashkisë së Tiranës.

Ai tha se protestat do të vijojnë derisa drejtësia të vihet në vend.

 “SPAK mban të burgosur tre vetë që kanë pirë hashash dhe i ka në akuzë si organizatë kriminale, ndërsa këta drejtësia me regji nuk i quan organizatë kriminale. Lind nevoja drejtësinë ta bëjmë vetë ne, qytetarët. A mund të mendohet në një vend të Europës që një organizatë e tillë të mos akuzohet si e tillë nga drejtësia?

Policia lëshohet pas protestuesve si banditë. Qytetarëve u ngelet të marrin në dorë fatet e veta. Nuk do të ndalemi në këtë rrugëtim, protestat do të jetë të vazhdueshme derisa e drejta të shkojë në vend”, tha ai.