Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohen aksionet e Refik Halilit në klubin sportiv Tirana, nis shitja në ankand


 

Aksionet e Presidentit dhe aksionerit kryesor të klubit sportiv Tirana, Refik Halilit, kanë dalë në ankand për tu shitur.

Njoftimin e shpalljes së ankandit e bën shoqëria “Albase”, ku bën edhe me dije vlerën që fillon ankandi dhe datën e mbylljes së tij.

 

“SHOQËRIA “ALBASE” SH.P.K.SHPALLJE E ANKANDIT

66% e Aksioneve a,ne pronesi te”Halili”shpk, NIPTJ61814022D, aksionet që zotëron te Klubi i “Futbollit Tirana”.Ankandi fillon me vlerën 161.726.400 lekë dhe mbyllet në datë 22.04.2024 me mbarimin e orarit zyrtar.

Të interesuarit të kontaktojnë me Shoqërinë “ALBASE” sh.p.k nëadresën Ish Kinema “17 Nëntori”, Kati 3, Tiranë, Tel: 0674005151, -mail: albase_shpk@yahoo.com_” thuhet në njoftim.