Kryetari i Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë, zoti Edmond Haxhinasto, ka njoftuar se sot në orën 18:00 do të mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar, që i paraprin Konventës së 27 prillit.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, Haxhinasto u shpreh se pesë prioritetet e PL përfshijnë mes të tjerash luftën ndaj shpopullimit, rritja e pagave dhe pensioneve dhe uljen e kostove të jetesës për qytetarët.
Ai tha se situata ku ndodhet tashmë vendi, kërkon një parti të hapur e dinamike.
“5 prioritete e PL janë bërë tashmë publike disa herë. Në krye të prioriteteve është ndalimi i shpopullimit. Prioriteti i dytë është rritja e pagave dhe pensioneve, i treti është investimi i kapitali njerëzor për përgatitjen e qytetarëve si gardianë të demokracisë, i katërti është bujqësia dhe ulja e kostove të jetesë dhe prioriteti i pestë është Shqipëria një fuqi eksportuese ku kemi paraqitur veprimet kryesore që duhet të ndërmerren për të arritur një strukturë tjetër ekonomike.
Synimi kryesor është që Statuti t’i përgjigjet kërkesave të momentit për një parti më aktive më të hapur më dinamike.
Statuti e shton dimensionin politik për të arritur objektivat”, tha ai.