Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, Von der Leyen: Përmbahuni nga përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës në Lindjen e Mesme


Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen bëri thirrje të premten për përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme, pas raportimeve se Izraeli kreu një sulm ndaj Iranit.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka të mundshme në mënyrë që të gjitha palët të përmbahen nga përshkallëzimi në atë rajon,” u tha von der Leyen gazetarëve gjatë një vizite në Finlandë, duke shtuar: “Është absolutisht e nevojshme që rajoni të qëndrojë i qëndrueshëm dhe që të gjitha palët të përmbahen. nga veprimet e mëtejshme”, shkruajnë mediat e huaja.