Vendosni fjalën kyçe....

3.5 mln euro borxhe – Zbardhen vendimet e sekuestrove të Refik Halilit


Ditën e djeshme u raportua mbi sekuestrimin e aseteve të Refik Halitit (lexo këtu), Presidentit të Klubit të Futbollit Tirana dhe nxjerrjen në ankand të 66% të aksioneve të klubit.

Lidhur me këtë lajm reagoi edhe vetë Klubi i Futbollit Tirana (lexo këtu) që e quajti raportimin dezinformim dhe pjesë e një komploti për të goditur klubin e futbollit.

Por ditën e sotme janë zbardhur vendimet e sekuestrove që i janë bërë Refik Halilit i cili rezulton debitor në një shumë totale prej 3.5 milionë euro.

Rezulton se 2.6 milionë euro është borxhi ndaj familjes Preza për të cilin kanë dalë në shitje edhe aksionet e KF Tirana.

Ndërsa shuma prej 400 mije euro i detyrohet Administratës Tatimore dhe 180 mije euro rezultojnë borxh ndaj Alban Seferit. Gjithashtu biznesi i Halilit i detyrohet edhe dy kreditorëve të tjerë 40 mijë euro.

Ndërsa Halili e mohoi të ketë borxhe dhe aksionet e KF Tirana të jenë në ankand duket se faktet flasin të kundërtën dhe borxhet e bizneseve ndaj kreditorëve dhe tatimeve janë evidente.