Vendosni fjalën kyçe....

Biden pretendon se xhaxhai i tij mund të jetë ngrënë nga kanibalët


Presidenti amerikan Joe Biden ka pohuar se një xhaxha i tij i zhdukur në Paqësor gjatë Luftës së Dytë Botërore mund të jetë ngrënë nga kanibalët.

Togeri i dytë Ambrose Finnegan i ushtrisë amerikane u shpall i zhdukur në maj 1944, pasi avioni i tij bombardues u rrëzua në det.

“Ai u qëllua në një zonë ku kishte shumë kanibalë në atë kohë,” u tha Biden gazetarëve jashtë bazës së “Air Force One” në Scranton, Pensilvani.

“Ata nuk e gjetën kurrë trupin e tij, por qeveria bëri kontroll në zonë dhe aty ku ai u rrëzua u gjetën sida pjesë të avionit.” – shtoi Biden.

Disa orë më vonë, në një takim me anëtarët e sindikatës së “United Steelworkers” në Pittsburgh, Biden tregoi të njëjtën histori.

“Ai u qëllua në Guinenë e Re dhe ata kurrë nuk e gjetën trupin. Atje ka pasur dikur shumë kanibalë, në atë pjesë të Guinesë së Re”, tha 81-vjeçari demokrat.

Sipas agjencisë së Pentagonit për të burgosurit e luftës dhe të zhdukurit në luftë (POW-MIA), Finnegan nuk u qëllua kurrë. As nuk ishte në një mision zbulimi, siç pretendoi Biden.

Bombarduesi i lehtë “A-20 Havoc” ishte në një fluturime nga ishulli Los Negros kur motorët e tij u dëmtuan në lartësi të ulët, sipas llogarisë zyrtare të incidentit.

Avioni ra në det në brigjet veriore të Guinesë së Re dhe dy nga tre anëtarët e ekuipazhit nuk dolën kurrë nga rrënoja e fundosur, që nuk u gjet kurrë. Një burrë që mbijetoi u shpëtua nga një varkë që kalonte.