Vendosni fjalën kyçe....

Ekuadori “i shpall luftë” kartelit Sinaloa dhe “El Mayo” Zambadas


Ekuadori publikoi një listë të “objektivave ushtarake të grupeve terroriste” që përfshin Kartelin Sinaloa, dhe ndër objektivat kryesorë është Ismael El Mayo Zambada, pasardhësi i “El Chapo” Guzman.

Njoftimi është pjesë e “luftës së brendshme të armatosur” të qeverisë ekuadoriane kundër bandave të krimit të organizuar që veprojnë në territorin e saj.

Në listë del edhe emri i Giovanny Andres Rojas, “El Arana”, gjoja në krye të komandove kufitare të Marquetalia-s së Dytë, disidenca kryesore e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC).

Ky njoftim thekson rolin e Ekuadorit si një vend lidhës në rrugët e trafikut të drogës midis Kolumbisë dhe karteleve meksikane, në mënyrë që droga të mund të zhvendoset në Shtetet e Bashkuara.

Lista përfshin edhe drejtues të bandave kriminale ekuadoriane, si José Adolfo Macías “Fito”, kreu i Los Choneros, i cili është në arrati pasi u arratis nga burgu ku vuante një dënim të gjatë për trafik droge, krim të organizuar dhe vrasje.

Gjithashtu në listë janë Wilmer Chavarría “Pipo”, kreu i dyshuar i Los Lobos, rivali kryesor i Los Choneros dhe Carlos Angulo “El Invisible”, i akuzuar për vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio.