Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç nuk mund të jetë mandatar për kryeministrin e ri të Kroacisë.
Ka qenë ky qendrimi i Gjykatës Kushtetuese kroate, e cila në një konferencë për shtyp njoftoi se diçka e tillë nuk mund të ndodhë nëse Milanoviç nuk jep dorëheqjen nga posti i presidentit.
“Më 18 mars, Gjykata Kushtetuese e paralajmëroi Milanoviçin se kandidatura e tij në listën e cilësdo parti apo listë dhe emërimi i tij si kandidat për kryeministër është i papajtueshëm me kompetencat si president. Ai u paralajmërua se duhet të japë dorëheqje nëse vendos të kandidojë. Gjykata Kushtetuese njoftoi presidentin dhe SDP-në që të ndalojnë aktivitetet që janë në kundërshtim me Kushtetutën”, tha në fillim Sheparoviç, raporton index.hr.
Gjykata Kushtetuese konstaton se SDP-ja ka vepruar sipas paralajmërimit të Gjykatës Kushtetuese, tha Sheparoviç.
“Milanoviç ka shkelur Kushtetutën. Ai jo vetëm që nuk iu bind vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe u vendos në pozitën e pjesëmarrësit në zgjedhje. Gjatë gjithë fushatës ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën”, thonë ata. Gjykata Kushtetuese konstaton se me deklaratat e tij, presidenti kroat, pa dhënë më parë dorëheqje, vendosi veten në një pozitë ku nuk mund të jetë mandatar apo kryeministër, tha Sheparoviç.
Ai tha se nëse është e nevojshme, Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim të veçantë.
“Ai tani është president, por edhe që siç ka deklaruar edhe vetë është mandatar. Sipas kushtetutës presidenti ia beson mandatin kujtdo që në bazë të konsultimeve i ka numrat. Ai nuk mund të marrë pjesë njëkohësisht në konsultimet në të cilat do të ishte edhe president dhe mandatar i ardhshëm”, tha Sheparoviç.
Sipas numërimit zyrtar të votave, HDZ e Andrej Plenkoviçit ka mposhtur aleancën e krahut të majtë të qendrës që udhëhiqet nga presidenti popullist Zoran Milanoviç dhe partia e tij Social Demokratike (SDP).
Nga votat e numëruara, komisioni zgjedhor tha se HDZ ka fituar 61 vende në parlamentin me 151 vende, ndërsa SDP ka siguruar 42 të tilla.