Sot paradite, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) nisi një aksion për shembjen e 11 strukturave prej druri që operonin si lokale plazhi në zonën bregdetare të Velipojës.
Kryesisht, këto struktura ishin bare plazhi të ndërtuara prej druri dhe nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm për lejimin e tyre.
Aksioni filloi në orën 8:00 dhe nuk raportohet të ketë pasur rezistencë nga pronarët e objekteve.
Në mbështetje të IKMT, 65 efektivë policie nga Shkodra ishin të përfshirë në këtë operacion.