Vendosni fjalën kyçe....

Meta i fut një dorë kalçeto në Lezhë, rrëzohet në fushë: Rrethimi i mafies në pushtet ka nisur (Video)


Kreu i Partisë së Lirisë Meta është pikasur mbrëmjen e sotme në një tjetër aktivitet sportiv.

Ndryshe nga ngjitja nëpër shtylla, girat, shtangat e vrapi, ai kësaj here është kapur duke luajtur me top.

Në ndeshjen e kalçetos në Lezhë mes strukturave vendase e atyre të Tiranës.

Pas ndeshjes ai tha se “asnjë fëlliqësirë nuk do mundet të shkatërrojë pluralizmin” dhe se “ka nisur rrethimi i mafies në  pushtet”.

“Ilir Meta ka qenë këtu, është këtu dhe do jetë këtu. Frikë nga e vërteta kanë ata që kujtojnë se me deklarata të blera McGonigal dhe fëlliqësira që mbajnë çimka me vete do mund të shkatërrojnë pluralizmin politik. Me 27 prill e marrin përgjigjen të gjithë, rrethimi i vogël ndaj Metës ka përfunduar, rrethimi i madh ndaj mafies në pushtet sapo ka nisur. Ta dinë mirë se kam dy surpriza që po i ruaj për minutën e fundit. Ne nuk e mbështesim fitoren tek komprometimi i kundërshtarit siç bën Edi Rama. Ne e mbështesim te vlerat më të mira të Celtic që janë qëndrueshmëria, solidaritetit, fitorja dhe vetëm fitorja.” – tha Meta.