3 vjeçari i mitur i cili u mor nga gjyshja dhe nuk ju kthye të ëmës për disa ditë është kthyer në krahët e nënës së tij.
E ëma denoncoi gjyshen e 3 vjeçarit se nuk ia ktheu më pasi e la që ta takonte atë.
Që prej datës 16 prill ai mbahej nga gjyshërit ndërsa e ëma denoncoi në policinë e Durrësit rastin.
Vetë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka publikuar foton e bashkimit të të miturit me të ëmën e tij.
“Amari i vogël 3 vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar. Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Durrës”, shkruan ministri i Brendshëm, Taulant Balla.