Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka kërkuar me ngulm bashkimin e PD-së dhe krijimin e një oferte të përbashkët në një ofertë politike për qytetarët.
E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 ish-nënkryetarja e selisë blu tha se janë bërë hapa përpara drejt bashkimit të demokratëve po tashmë ajo që ka ndodhur lart duhet të transmetohet edhe në bazë, te njerëzit.
“Kam kërkuar me ngulm bashkimin e PD dhe krijimin e një oferte të përbashkët dhe sot kemi arritur në një pikë ku shqiptarët kërkojnë bashkimin e PD dhe një ofertë politike. Sot jemi me një grup me 47 deputetë që janë bashkuar. Kjo nuk e ka bashkuar partinë, pasi duhet të kalojë në bazë, te njerëzit. Ata i dëgjojnë politikanët dhe sherrnaja ka lëvizur edhe poshtë. Ka nevojë që të lëvizim dhe të mos mendojmë për cicmicet dhe thumbat dhe t’i japim njerëzve një ofertë”, tha Tabaku.
Deputetja demokrate theksoi më tej se PD-ja nuk e ka luksin që të bëjë përjashtime e largime nga radhët e saj duke përsëritur të njëjtën retorikë.
Tabaku vlerësoi Gazment Bardhin të cilin e quajti politikan me integritet dhe se shumë zhvillime në PD mbajnë ‘firmën’ e tij.
“Ne jemi në kohën që nuk mund të vazhdojmë me përjashtime, me anulime, me largime. Nuk e kemi luksin të përsërisim të njëjtën retorikë. Unë kam një konflikt interesi se Bardhin e kam edhe mik. Është një politikan me integritet. Ka dhënë shumë kontribute në Partinë Demokratike. Jemi miq. Kemi luksin që me njëri-tjetrin të biem dakord edhe të mos biem dakord. Shumëkush nuk e di që shumë gjëra që janë prodhuar në PD, i ka prodhuar Bardhi. Ka qenë në prapaskenë, ka qenë modest, tani është në krye. Kam edhe luksin t’i them nëse diçka nuk shkon.” – shtoi Tabaku,