Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar dhe deklaratat e bëra ndaj Monika Kryemadhit, bashkëshortes së tij, nëse janë lojë apo të vërteta.
Ai tha se për të nuk ka asnjë lojë, ose loja është e hapur.
Gazetari: Z. Meta duke qenë se dihet tashmë se historitë dashuri-urrejtje shesin shumë, kanë klikime dhe bëjnë bujë, a mos përplasja juaj me znj. Kryemadhi është në kuadër të lojës?
Meta: Ju niseni nga filmi; Operacioni i zjarrit, apo keni të dhënë nga grupi i zjarrit. Të gjitha këto ndryshime që po bën Ilir Meta dhe nga PL, nuk ka asnjë lojë. Ose loja është e hapur. Unë Ilir Meta, kandidat për president të PL, kam një program të qartë me 5 prioritete për 4 mln shqiptarë plus. Kam një ekip të qartë. Në planin financiar, se do pyesin qytetarët, se ku do të gjenden paratë, kam ekonomistin më të mirë, që është Petraq Milo.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet sot nga gazetarët nëse ka informacione se do të arrestohet me urdhër të SPAK-ut, pas sulmeve ndaj këtij të fundit.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se theksoi se Dumani kërkon që të kapë ndonjë laraskë, ndërsa shtoi se ai është burrë.
“Ky njeri shpreson të kapë ndonjë laraskë, dhe lëshon buburrecat. Ilir Meta është burrë dhe nuk trembet. Rrethimi i vogël ndaj Ilir Metës ka përfunduar.
Rrethimi i madh ndaj Rilindjes së torollakut ka nisur.
Shpresat e asgjësimit të pluralizmit politik të Berishës dhe rrethimit të Metës, janë të mbaruara. Shpresoj që të ketë diell për të gjithë, jo vetëm për Ramën dhe disa oligarkë dhe veglat e tij.”, tha ai.