Vendosni fjalën kyçe....

Të dhënat e fundit për pjesëmarrjen në votim në Veri, në Zveçan ende asnjë votues


Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka bërë të ditur të dhënat mbi daljen e qytetarëve në votimin që po mbahet sot në katër komunat veriore të Kosovës.

“Duke u mbështetur në të dhënat që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, ju njoftojmë se Qendrat e Votimit janë të hapura dhe vazhdojnë të presin qytetarët me të drejtë vote”, tha ai.

Pjesëmarrja deri në orën 15:00, sipas Elezit është si në vijim:

 

Leposaviq: 122

Zubin Potok: 17

Zveçan: 0

Mitrovicë e Veriut: 64

Ai ka ftuar sërish qytetarët në veri që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarojnë nëse janë pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve aktualë.